Nick Kyrgios është rikthyer të flasë për problemet me shëndetin mendor në vitin 2019, kohë kur u eliminua nga Wimbledoni.
Tenisti 28-vjeçar zbulon se në mendjen e tij kalonte edhe vetëvrasja, ndërsa shtoi se ka abuzuar me alkoolin dhe drogat, raporton tch.
“Kisha shumë presion, të gjithë sytë ishin tek unë. Nuk munda ta përballoja të gjithë atë pritshmëri, e urreja personin që unë isha në atë kohë. Pija shumë alkool, abuzoja me drogat, humba lidhjen me familjen dhe largova të gjithë miqtë dhe të dashurit e mi. Isha shumë i lënduar, i gjithë krahu im i mbushur me shenja. Prandaj njërin krahë e mbaj gjithnjë të mbuluar. Të them të drejtën e mendoja edhe vetëvrasjen. Pas humbjes në Wimbledon, pashë babanë tim që qante. Ai ishte momenti kur unë u “zgjova” dhe shkova te një psikolog në Londër për të rikuperuar”, u shpreh Kyrgios.
Ai nuk mori pjesë në Australian Open dhe në Roland Garros, por pritet të rikthehet në Wimbledon aty ku sezonin e shkuar mbërriti deri në finale ku u mposht nga Novak Djokovic.