Po vazhdon Tryeza e Sportit, sot do të flasë edhe kryeministri Kurti - Gazeta Express
string(67) "po-vazhdon-tryeza-e-sportit-sot-do-te-flase-edhe-kryeministri-kurti"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/06/2023 11:19

Po vazhdon Tryeza e Sportit, sot do të flasë edhe kryeministri Kurti

Sporte tjera

Gazeta Express

13/06/2023 11:19

Tryeza e Sportit do të vazhdojë sot në Prizren, ku do të preken shumë pika dhe tema të rëndësishme për sportin kosovar.

Në Tryezën e Katërt të Sportit do të bëhet prezantimi fillestar i projektligjit për sport, do të prezantohet koncepti për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, do të flitet për integrimin e komuniteteve në politikat sportive, do të bëhet prezantimi i protokollit për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit dhe do të prezantohet drafti final i Strategjisë për Sport, shkruan “Gazeta Express”.

Në tryezën e sotme, e cila ka nisur në orën 10:00 do të marrin pjesë edhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku e presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Krahas vendimmarrësve të sportit në vendin tonë, në Tryezën e Sportit, e cila po mbahet në Parkun e Inovacionit dhe Trajtimeve (ITP), do të paraqitet me një fjalë përshëndetëse edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më poshtë mund ta shihni agjendën e sotme të Tryezës së Sportit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement