Ish i dashuri i Dua Lipas lidhet me një aktore të Game of Thrones - Gazeta Express
string(65) "ish-i-dashuri-i-dua-lipas-lidhet-me-nje-aktore-te-game-of-thrones"

Yjet

Gazeta Express

12/06/2023 21:00

Ish i dashuri i Dua Lipas lidhet me një aktore të Game of Thrones

Yjet

Gazeta Express

12/06/2023 21:00

Ish i dashuri i pop-yllit kosovar Dua Lipa, Isaac Carew ka filluar lidhjen me aktoren e Game of Thrones, Nell Tiger Free

Ai u bë lajm pasi që në një intervistë të fundit të Dua Lipës ajo tregoi së si tradhtia e një ish të dashuri e frymëzoi atë që të dashurohet në romanin filozofik, “The Unbearable Lightness Of Being”.

Por, njëri nga ish partnerët e Dua, kuzhinieri Isaac Carew nuk dëshiron që ta kujtojë të kaluarën në të njëjtën mënyrë.

Isaac, i cili ishte në lidhje me Duan, afërsisht gjashtë vite, ka thënë se ata nuk flasin me njëri tjetrin më dhe ai tani është në lidhje me aktoren e Game Of Thropnes, Nell Tiger Free.

Issac (37) ka thënë se ka arritur ta joshë aktoren 24 vjeçare gjatë qëndrimit të tij në Castillo de Ibiza e ku i ka përgatitur asaj kërpurdha me bukë të thekur. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement