Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre - Gazeta Express
string(80) "biletat-e-finales-se-kupes-do-te-shiten-ne-sistemin-online-zbulohet-cmimi-i-tyre"

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

Futboll

Gazeta Express

30/05/2023 15:14

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, e cila do të mbahet më 5 qershor nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online.

Tifozët e Gjilanit, “Skifterat” do të jenë të vendosur në tribunën Veri (në sektorët V1, V2, V3), ndërsa tifozët e Prishtinës, “Plisat” do të jenë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3).

Lexo Edhe:

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.

Biletat e kësaj loje do të mund të blihen në sistemin online përmes këtij linku: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do