Pritet të mblidhet Komisioni për Siguri, Sveçla ftohet për raportim - Gazeta Express
string(66) "pritet-te-mblidhet-komisioni-per-siguri-svecla-ftohet-per-raportim"

Pritet të mblidhet Komisioni për Siguri, Sveçla ftohet për raportim

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 14:50

Të hënën e 29 majit në orën 17:00 pritet të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të diskutohet për situatën në veri të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, i cili njoftoi se e kanë ftuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për raportim, shkruan Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Ndryshe, në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë.