Peja deklason nikoqirët dhe kalon në finale të Ligës Ballkanike - Gazeta Express
string(63) "peja-deklason-nikoqiret-dhe-kalon-ne-finale-te-liges-ballkanike"

Sport

Gazeta Express

28/04/2023 20:03

Peja deklason nikoqirët dhe kalon në finale të Ligës Ballkanike

Sport

Gazeta Express

28/04/2023 20:03

KB Peja ka kaluar në finale të këtij edicioni në Ligën Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar shënoi fitore bindëse naj nikoqirëve të “Final 4” të kësaj lige, Beroe, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Obshtinska” u dominua nga fillimi deri në fund nga pejanët, teksa u mbyll me shifrat 124:82.

David Joseph shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ishte më i dalluari në fitoren e “verdhezinjve”. Ai shënoi 36 pikë, prej tyre nëntë treshe.

Joseph u ndihmua nga Jalen Tate që shtoi 19 pikë, e Brad Waldow me 14 sosh.

Te bullgarët u dallua Darius Hall me 29 pikë.

Peja në finale do të takohet me skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva/Dimona, që sot eliminoi Milenijum Kodion e Malit të Zi. Këta të fundit do të përballen me Beroen në ndeshjen për vendin e tretë.

Finalja e madhe e Ligës Ballkanike, si dhe ndeshja për vendin e tretë, do të zhvillohen të dielën. Edhe këto dy ndeshje do të zhvillohen në Stara Zagora të Bullgarisë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement