Kosova është gati për ndeshjen me Malin e Zi - Gazeta Express
string(44) "kosova-eshte-gati-per-ndeshjen-me-malin-e-zi"

Sporte tjera

Gazeta Express

27/04/2023 9:03

Kosova është gati për ndeshjen me Malin e Zi

Sporte tjera

Gazeta Express

27/04/2023 9:03

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e pret me optimizëm ndeshjen e vështirë me Malin e Zi.

Ndeshja Kosova – Mali i Zi zhvillohet sonte prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në kampin e Kosovës atmosfera është shumë e mirë, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm se përballë e kanë një kombëtare të nivelit serioz evropian.

Të gjithë janë të përkushtuar për ta dhënë maksimumin në tentim për sukses. Po ashtu shpresohet në përkrahje nga tribunat, njofton Federata e Hendbollit.

Kosova i ka disa mungesa të rëndësishme, por po ashtu janë kthyer disa lojtarë me rëndësi.

Për shkak të lëndimeve mungojnë Drilon Tahirukaj, Jon Muqolli e Liridon Zena.

Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.

Në Podgoricë, më 12 tetor të vitit të kaluar, Mali i Zi kishte fituar me rezultat 29:20, por Kombëtarja jonë për një pjesë të mirë të ndeshjes ishte rivale e barabartë.

Lojtarët tanë tashmë e kanë edhe përvojën e ndeshjeve të këtilla e po ashtu luajnë për kohë të gjatë së bashku.

Të dielën është ndeshja e fundit e këtij cikli kualifikues.

Ndeshja me Slloveninë luhet në Velenje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement