Tifozët e KB Trepçës ’89 kanë shfaqur një mesazh sot, pak para fillimit të ndeshjes së katërt gjysmëfinale, ndaj Sigal Prishtinës.
Mesazhi i shfaqur nga “Torcida” vije një ditë pas akuzave të klubit kryeqytetas, shkruan Gazeta Express.
KB Trepça reagoi pastaj duke e mohuar kategorikisht se “kanë gisht” në këtë rast.
Sot, në ditën e ndeshjes se katërt të serisë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Prishtinës, një reagim erdhi nga tifo-grupi mitrovicas.
“KB Trepça e pastër si kristalet tona”, thuhet në parullën e shfaqur nga “Torcida” në palestrën “Minatori”. /Gazeta Express/
