KH Trepça: Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe kryesia e klubit vushtrrias - Gazeta Express
string(82) "kh-trepca-sulmohemi-pabesisht-nga-lojtaret-tifozet-dhe-kryesia-e-klubit-vushtrrias"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/04/2023 20:39

KH Trepça: Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe kryesia e klubit vushtrrias

Sporte tjera

Gazeta Express

22/04/2023 20:39

Një rrahje e madhe fizike ka ndodhur në ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Trepçës, në kuadër të xhiros së fundit në Superligën A të Kosovës në hendboll

Në shifrat 17:21 për mitrovicasit, lojtarët filluan rrahjen masive, duke u përfshirë edhe banka rezervë dhe tifozët.

Ndeshja u ndërpre, kurse ka ardhur tani edhe reagimi nga KH Trepça.

“Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe madje edhe anëtarë të kryesisë së klubit vushtrrias. Policia ishte prezente, por fatkeqësisht thuajse në rolin e shikuesit. Do të procedojmë në gjykatën kompetente sulmin e realizuar fizik ndaj lojtarëve tanë”, thuhej në njoftimin e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement