Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, stacioni i radhës i
institucionit më të lartë të muzikës në vend do të jetë Gjakova.
Koncerti me vepra nga Brahms, Weber dhe Dvorak organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”, të premten më 31 mars 2023 prej orës 20:00. Në rolin e solistit do të paraqitet klarinetisti i talentuar Ardit Ibrahimi ndërsa koncerti do të dirigjohet nga Lirjona Sylejmani. Ky koncert mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Gjakovës. Koncerti është i hapur për publikun.