Ka përfunduar afati zyrtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.
Nga partitë e mëdha vetëm PDK-ja nuk e ka bërë publike dhe nuk dihet nëse e ka dorëzuar.
Në media kanë qarkulluar emra të kandidatëve që mbajnë numrat nga 1 në 20, por asgjë zyrtare.
Gazeta Express ka provuar të marrë një prononcim nga Valmir Elezi i KQZ-së, nëse PDK ka dorëzuar listën, por pa përgjigje.
PDK-ja nuk është deklaruar pse akoma nuk është publikuar lista e tyre. /Gazeta Express