Përleshje mes dy familjeve në Hajvali: Dy të plagosur, një në mbajtje - Gazeta Express
string(67) "perleshje-mes-dy-familjeve-ne-hajvali-dy-te-plagosur-nje-ne-mbajtje"

Përleshje mes dy familjeve në Hajvali: Dy të plagosur, një në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

27/03/2023 11:22

Një përleshje mes dy familjeve në Hajvali ka ndodhur gjatë ditës së diel, me ç’rast 2 meshkuj kanë mbetur të plagosur dhe një vazhdon të qëndroj në mbajtje. 

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, personi i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar dhe i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Ai vazhdon të qëndroj në spital nën sigurimin e policisë. Kurse, i dyshuari i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i tretë i përfshirë në rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.