Nora Gjakova e prek finalen, për medaljen e artë do të ndeshet me xhudisten nga Serbia - Gazeta Express
string(85) "nora-gjakova-e-prek-finalen-per-medaljen-e-arte-do-te-ndeshet-me-xhudisten-nga-serbia"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/03/2023 12:24

Nora Gjakova e prek finalen, për medaljen e artë do të ndeshet me xhudisten nga Serbia

Sporte tjera

Gazeta Express

24/03/2023 12:24

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, pasi kjo e fundit mori tri penalizime.

Lexo Edhe:

Xhudistja kosovare në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me ëaza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar fantastike.

Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic. /Gazeta Express/