Alibeaj pas takimit me Kryesinë: Sot diskutuam për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie - Gazeta Express
string(90) "alibeaj-pas-takimit-me-kryesine-sot-diskutuam-per-emrat-e-kandidateve-per-kryetare-bashkie"

Alibeaj pas takimit me Kryesinë: Sot diskutuam për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 20:09

Ditën e sotme Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë.

Alibeaj tha se në mbledhje është diskutuar në lidhje me emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarë në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Lexo Edhe:

Kryetari i Komanduar i PD shtoi se gjithsesi përzgjedhja e emrave është një proces në vijim, ndërsa shtoi se kjo javë do të karakterizohet nga mbledhje të përditshme, duke mos lënë pas dore aksionin opozitar në Parlament.

“Ju falënderoj për orët e gjata të pritjes deri në përfundim të mbledhjes, do të kemi edhe nesër mbledhje të Kolegjit të kryetarëve. Sot është diskutuar në lidhje me procesin e miratimit të kandidaturave për “Lokalet”.

Kjo javë do ketë mbledhje çdo ditë, pa lënë mënjanë aksionin opozitar në Parlament.

Diskutimi sot ishte për emrat për kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë bashkie.

Procesi është një proces në vijim”, tha Alibeaj.