Kosova e synon fitoren e madhe ndaj Bosnjës, e cila ia hap rrugën drejt kualifikimit në Evropian - Gazeta Express
string(95) "kosova-e-synon-fitoren-e-madhe-ndaj-bosnjes-e-cila-ia-hap-rrugen-drejt-kualifikimit-ne-evropian"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/03/2023 9:56

Kosova e synon fitoren e madhe ndaj Bosnjës, e cila ia hap rrugën drejt kualifikimit në Evropian

Sporte tjera

Gazeta Express

08/03/2023 9:56

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do ta zhvillojë sonte njërën prej përballjeve më të rëndësishme deri tash.

“Dardanët” do të përballen me Bosnjë-Hercegovinën në atë që vlerësohet si ndeshja vendimtare në kualifikimet për Euro 2024.

Lexo Edhe:

Verdhekaltrit me një fitore eventuale do të futen fuqishëm në garë për kualifikimin historik në Kampionat Evropian, shkruan “Gazeta Express”.

Për këtë arsye, djelmoshat e trajnerit Bujar Qerimi janë të super-motivuar për ta fituar këtë ndeshje të madhe për ta.

Ata shpresojnë që ta kenë edhe mbështetjen e publikut në ballafaqimin me boshnjakët, i cili do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë duke filluar nga ora 20:15.

“Forma e ekipit është e mirë, por kemi dëshirë dhe kërkojmë që te kemi sa më shumë publikë për të na ndihmuar sepse kjo ndeshje e ka rëndësinë e madhe. Me ndihmën e publikut do të jemi më të fortë dhe motivuar për këtë ndeshje, pasi angazhimi nuk do të mungojë por ndihma nga tribunat është më se e nevojshme. Ekipi është jashtëzakonisht mirë, lojtarët kanë ardhur me dëshirë të madhe për dy ndeshjet me Bosnjën dhe synimet janë t’i fitojmë ato. Pra, kjo është e pakontestueshme por ky është sport dhe do të shohim fillimisht se çka do të ndodh të ndeshjen e parë. E kemi analizuar mirë Bosnjën edhe pse ka bërë ndryshime të mëdha në ekip prej dy ndeshjeve të kaluara, ku ka marrë më shumë lojtarë të kampionatit vendor, por e njohim kampionatin e tyre, ku jemi të informuar dhe e dimë çka na pret. Duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e mungesave të Bosnja, por ne nuk duhet të bazohemi në këtë pasi duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë. Pra, pres angazhim maksimal dhe fitore, e cila është e pakontestueshme nga ana jonë”, ka thënë selektori Qerimi.

Optimistë për fitore janë edhe hendbollistët e Kosovës.

“Jemi të kompletuar si ekip dhe entuziazmi është i madh pasi e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Po ashtu, e kemi parasysh se Bosnja është nivel i yni dhe kemi gjasa të mëdha për fitore. Besoj që si ekip jemi mjaft të pjekur për të ëndërruar për një evropian për shkak se e kemi nivelin të përballemi me këto skuadra dhe besoj se do te kemi sukses. Bosnjën e kemi analizuar mirë dhe besoj në fitore. Presim përkrahje të madhe prej publikut, pasi gjithmonë si vendas kemi luajtur mirë. Jemi mobilizuar mirë në të gjitha aspektet dhe sigurisht që të gjithë besojmë në fitore”, deklaroi hendbollisti gjakovar, Kastriot Jupa.

“Përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe do të përpiqemi të tregojmë një lojë cilësore kundër Bosnjës, lojë të pjekur për shkak se kemi përvojë për t’u rezistuar skuadrave të mëdha. Pa marrë parasysh mungesat e Bosnjës, ajo ka treguar se është skuadër serioze dhe shumë e fortë. Por me cilësinë që kemi ne si ekip jam i bindur se do t’ia dalim mbanë. Synimi mbetet vendi i tretë në grup për t’u kualifikuar dhe gjasat i kemi shumë të mira për ta arritur një gjë të tillë”, u shpreh hendbollisti tjetër, Haris Berisha. /Gazeta Express/