Një pikturë e artistit të shekullit të 17-të Pieter Brueghel, do të dalë në
ankand muajin e ardhshëm në Francë, pasi është rizbuluar së fundmi.
Piktura përshkruan një skenë teksa fshatarët presin në radhë për shërbimet
e një avokati, daton mes viteve 1615 dhe 1617. Ajo u zbulua tetorin e kaluar
nga një familje franceze.
Pronarët nuk ishin në dijeni se piktura ishte e artistit të famshëm,
pavarësisht se ajo kishte kaluar nëpër familje për një shekull.
Vepra do të shitet gjatë një ankandi Old Masters më 28 mars në selinë e
shtëpisë së ankandeve pariziane Hôtel Drouot, ku pritet të shitet nga 600,000
deri në 800,000 euro.
Në shënimet e katalogut për shortin, Ertz shkruan se Brueghel ka bërë vepra
të tjera me të njëjtën temë.
Historianët e shohin temën e pikturës si një pamje satirike për Holandën nën kontrollin spanjoll./konica.al