Kuvendi vendos për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza - Gazeta Express
string(67) "kuvendi-vendos-per-dergimin-e-forces-se-sigurise-se-kosoves-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 16:15

Kuvendi vendos për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 16:15

Kuvendi i Kosovës ka vendosur për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,

Vendimi kaloi me 89 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Më 30 mars, Qeveria e miratoi propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në Gazë.

Dërgimi i trupave të FSK-së parashihet të bëhet në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), një mekanizëm i krijuar si pjesë e nismës së ashtuquajtur Bordi i Paqes, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.

Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar për angazhim në këtë mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur saktësisht do të ndodhë dislokimi i trupave dhe sa do të jetë numri i tyre.

Përveç autorizimit për dërgimin e trupave, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement