Qipro nuk e lejon Kosovën të garojë me simbolet shtetërore në karate - Gazeta Express
string(68) "qipro-nuk-e-lejon-kosoven-te-garoje-me-simbolet-shteterore-ne-karate"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/02/2023 15:48

Qipro nuk e lejon Kosovën të garojë me simbolet shtetërore në karate

Sporte tjera

Gazeta Express

03/02/2023 15:48

Federata e Karatesë e Kosovës e përbërë nga 45 anëtarë tash e dy ditë gjendet në Larnaka të Qipros ku po mbahet “Kampionati Europian për Kadet, Junior dhe U21”.

Por, ky shtet nuk e ka lejuar ekipin e Kosovës të garojë me flamurin e saj dhe simbolet shtetërore në këtë garë, shkruan Gazeta Express.

Në vend të flamurit, ata kanë vendosur mbishkrimin: “Federata e Karatesë e Kosovës”.

“Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intenziv dhe me qêndrim të përbashkët që të respektohet pjesmarrja e barabartë në evente sportive”, thuhej në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement