Mason Greenwood sot iu hoqën të gjitha akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulmi kundër tij.
Sulmuesi i Manchester United, 21 vjeç, u arrestua në janar të vitit të kaluar pasi policia hyri në rezidencën e tij, transmeton Gazeta Express.
Greenwood do të dilte në gjyq në nëntor si i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe sulm.
Prokuroria sot konfirmoi se i kishte hequr të gjitha akuzat kundër tij.
Ndërsa ka reaguar edhe vet Mason Greenwood, i cili tha se ndihet i liruar që kjo çështje ka përfunduar.
“Jam i lehtësuar që kjo çështje tani ka përfunduar dhe dua të falënderoj familjen time, të dashurit dhe miqtë për mbështetjen e tyre. Nuk do të ketë asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, u shpreh Greenwood.