KB Peja ka nisur me ndryshimet në skuadër pas formës së dobët në xhirot e fundit.
Drejtori sportiv, Arbër Elshani, ka njoftuar se klubi pejan ka ndërprerë bashkëpunimin me Rodney Purvisin dhe Khaliq Spicer, shkruan Gazeta Express.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se deri në javën tjetër mund të ketë edhe largime tjera.
Njoftimi i plotë nga Elshani:
“Te nderuar,
Klubi ka nderpre kontraten me Rodney Purvis dhe Khaliq Spicer. Deri ne javen tjeter mund te kete edhe largime te tjera. Fanela e KB Peja, peshon shume. Ky qytet(Peja), frymezon me basketboll dhe ne asnje menyre, kurre hic asnje individ nuk e lejojme me lujt me fanelen e klubit tone. KB Peja, per neve te gjithe eshte me shume se basketboll. Eshte nje jete e tere kushtuar ketij klubi. Lojtaret ne fjale i faleminderojme per kontributin, por ne kemi synime te qarta. Lojtaret qe do te vijne do te jene cilesor dhe ne do te jemi gati per kupen e Kosoves!”.
Peja renditet e treta në Superligë, me 33 pikë të grumbulluara pas 20 xhirove. /Gazeta Express/