Rahoveci përforcohet me ish-basketbollistin e Prishtinës, Gary Blackston - Gazeta Express
string(71) "rahoveci-perforcohet-me-ish-basketbollistin-e-prishtines-gary-blackston"

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 22:11

Rahoveci përforcohet me ish-basketbollistin e Prishtinës, Gary Blackston

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 22:11

KB Rahoveci ka shtuar në radhët e veta edhe një basketbollist të huaj.

Klubi nga “Mizahir Isma” njoftoi këtë të premte se ka arritur marrëveshje me Gary Blackston, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Basketbollisti amerikan luan në pozitat 1 dhe 2, teksa Rahovecit do t’i bashkohet së shpejti.

Blackston është emër i njohur në basketbollin kosovar, pasi më herët ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës.

“Vreshtarët” theksuan se synojnë që me 26-vjeçarin të paraqiten sa më mirë në “Final 8” të Kupës së Kosovës, që do të mbahet në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt.

Rahoveci ndodhet në pozitën e fundit (8) në tabelën e Superligës, me 21 pikë të grumbulluara pas 19 xhirove, me bilanc prej dy fitoreve dhe 17 humbjeve. /Gazeta Express/