Këta janë të nominuarit e javës në Big Brother VIP Kosova
TV/Film
Gazeta Express
27/12/2022 0:45
Në natën e sotme banorët patën rastin të
nominojnë nga dy persona.
Të gjithë banorët i thanë emrat e atyre që
donin t’i shihnin në nominim dhe nga e gjithë kjo rezultoi se Vivieni, Shota,
Xhuli dhe Andi janë të nominuarit e natës së sotme.
Sfida e kapitenit vjen me avantazhe të
ndryshme nga “Vëllai i Madh”, kësisoj kapitenia e javës Arta gjatë spektaklit
të natës së sotme të Big Brother VIP Kosova, ka marrë të drejtën për ta futur
automatikisht në nominim një nga banorët.
Përpos të nominuarve zyrtarë nga votat e
banorëve, listës së përbërë nga: Xhuli, Shota, Vivien dhe Andi – kapitenia e javës, Arta i ka shtur edhe një
banor tjetër. Ajo e ka nominuar Stresin.