Arrestohet kosovari, dyshohet për vrasjen e kosovarit tjetër 28-vjeç - Gazeta Express
string(67) "arrestohet-kosovari-dyshohet-per-vrasjen-e-kosovarit-tjeter-28-vjec"

Arrestohet kosovari, dyshohet për vrasjen e kosovarit tjetër 28-vjeç

Lajme

Gazeta Express

20/12/2022 7:15

Një burrë është goditur me thikë për vdekje mbrëmjen e së dielës. Pas kësaj, një person është arrestuar nga Policia kantonale, Vaud.

Një burrë ka humbur jetën në rrugët e lokalitetit Bière mbrëmjen e së dielës, transmeton albinfo.ch. Vdekja ka ndodhur pas një sherri gjatë të cilit është goditur për vdekje me thikë, njofton Policia e Kantonit Vaud.

Lexo Edhe:

Burri ishte i shtrirë pa ndjenja dhe kishte humbur shumë gjak – shpëtimtarët nuk ishin në gjendje ta ringjallin atë, shkruan 20minutes.ch. Viktima është një kosovar 28-vjeçar, pa vendbanim në Zvicër. Menjëherë është arrestuar një person, një 55-vjeçar, po ashtu kosovar, me të cilin viktima kishte pasur sherr pak më parë.

Elementet e para të mbledhura tregojnë se dy personat në konflikt njiheshin me njëri-tjetrin.

Është hapur një hetim.