Basketbollistja amerikane është optimiste që së shpejti do të ri-integrohet në shoqëri
Basketbollistja amerikane, Brittney Griner është lëshuar të enjten nga burgu pas një shkëmbimi të burgosurish mes Washingtonit dhe Moskës, derisa i është duke ju nënshtruar vazhdimisht testeve të ndryshme në spitalin e Teksasit para se të rifillojë jetën e saj normale.
Griner është në qytetin e San Antonios, në Qendrën Mjekësore Ushtarake Brooke, duke marrë kujdesin e mjaftuar mendor dhe fizik në mënyrë që ajo të jetë gati për t’i ri-integruar në shoqëri, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në ABC.
E burgosur nga Rusia prej shkurtit të këtij viti
Lojtarja është burgosur në Rusi shkurtin e vitit të kaluar, pak ditë para se të fillonte lufta në Ukrainë, ku u akuzua për kontrabandë me drogë pasi që kishte vaj hashishi në çantën e saj, një substancë që ndalohet në Rusi.
“Informacionet që ne kemi është që ajo është optimiste dhe do ia del mirë”, tha Kirby, sipas të cilit mjekët janë ata të cilët do të konsiderojnë së sa gjatë do të jetë ajo e hospitalizuar.
Griner ishte dënuar në gusht me nëntë vite burgim për posedim dhe kontrabandë me drogë dhe të enjten u lajmërua një marrëveshje me autoritet ruse për ta shkëmbyer atë me tregtarin ilegal të armëve, rusin Viktor Bout. /GazetaExpress/