Ndërpritet finalja mes Prishtinës dhe Trepçës, tifozët hedhin mjete shpërthyese - Gazeta Express
string(78) "nderpritet-finalja-mes-prishtines-dhe-trepces-tifozet-hedhin-mjete-shperthyese"

Sport

Gazeta Express

11/12/2022 17:38

Ndërpritet finalja mes Prishtinës dhe Trepçës, tifozët hedhin mjete shpërthyese

Sport

Gazeta Express

11/12/2022 17:38

Është ndërprerë ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Në finale të kësaj gare janë Sigal Prishtina dhe Trepça, shkruan Gazeta Express.

Gjyqtarët e ndeshjes vendosën të largohet nga parketi dhe ta ndërpresin ndeshjen shkaku i hedhjes së mjeteve shpërthyese nga tifozët e pranishëm.

Kujtojmë se të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë dy grupet e tifozëve, “Plisat” dhe “Torcidat”, të cilët nuk kanë aspak raporte të mira mesvete.

Ndeshja u ndërpre pasi kaluan afro dy minuta në çerekun e dytë. Në këtë moment Prishtina ishte duke fituar me rezultatin 18:12. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement