Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në flakë mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia dhe zjarrfikësit.
Rruga në drejtim të Pejës ka qenë e bllokuar përgjatë kohës sa ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve.
Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të zjarri ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...