Kurti e shfuqizon një vendim të tij- ua kthen shtesat të emëruarve politikë në Zyrën e Kryeministrit - Gazeta Express
string(99) "kurti-e-shfuqizon-nje-vendim-te-tij-ua-kthen-shtesat-te-emeruarve-politike-ne-zyren-e-kryeministrit"

Kurti e shfuqizon një vendim të tij- ua kthen shtesat të emëruarve politikë në Zyrën e Kryeministrit

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 11:39

Kryeministri Albin Kurti këto ditë e ka shfuqizuar pjesërisht një vendim të tij, por vetëm sa për t’i marrë edhe disa euro më shumë shoferët dhe asistentët në Zyrën e Kryeministrit.

Kurti i ka anuluar pikat 2.3, 2.6, 2.22 dhe 2.23 të vendimit nr. 10/109 të datës 23 nëntor 2022, me të cilin i kishte shfuqizuar disa akte ligjore që ua hiqnin edhe shtesat shoferëve dhe asistentëve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Lexo Edhe:

Por, me ta kuptuar këtë, Kurti menjëherë ka ndërmarrë masa për stafin e tij duke ua kthyer shtesat, të cilat ua kishte hequr një mbledhje më herët.

Por, me ta kuptuar këtë, Kurti menjëherë ka ndërmarrë masa për stafin e tij duke ua kthyer shtesat, të cilat ua kishte hequr një mbledhje më herët. Me këtë ndryshim të vendimit, Kurti rikthejë në fuqi pikën 2.3, që parashihte shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2006 për Masat për Shtimin e Efikasitetit në Administratën Publike, pikën 2.6 që përfshinte Udhëzimin Administrativ për Nr. 02/2008 për Caktimin e një Page të të Emëruarve Politikë, pastaj pikën 2.22 që përfshinte Rregulloren (QRK) Nr. 04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe pikën 2.23 që përfshinte Rregulloren (QRK) Nr. 19/2017 për Mënyrën e Punës dhe Funksionimit të Komisionit Ndërministror për Investimet Strategjike.   Ky vendim ishte marrë më datë 23.11.2022 për shfuqizimin e shumë akteve ligjore e nënligjore, në përputhje me Analizën Juridike për Vlerësimin e Bazës Ligjore të Akteve Nënligjore të nxjerra nga Qeveria.

Me këtë ndryshim të vendimit, Kurti rikthejë në fuqi pikën 2.3, që parashihte shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2006 për Masat për Shtimin e Efikasitetit në Administratën Publike, pikën 2.6 që përfshinte Udhëzimin Administrativ për Nr. 02/2008 për Caktimin e një Page të të Emëruarve Politikë, pastaj pikën 2.22 që përfshinte Rregulloren (QRK) Nr. 04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe pikën 2.23 që përfshinte Rregulloren (QRK) Nr. 19/2017 për Mënyrën e Punës dhe Funksionimit të Komisionit Ndërministror për Investimet Strategjike.

Ky vendim ishte marrë më datë 23.11.2022 për shfuqizimin e shumë akteve ligjore e nënligjore, në përputhje me Analizën Juridike për Vlerësimin e Bazës Ligjore të Akteve Nënligjore të nxjerra nga Qeveria.