Al-Khelaifi jep shenja se synon ta marrë në skuadër Rashfordin në verën e ardhshme - Gazeta Express
string(82) "al-khelaifi-jep-shenja-se-synon-ta-marre-ne-skuader-rashfordin-ne-veren-e-ardhshme"

Al-Khelaifi jep shenja se synon ta marrë në skuadër Rashfordin në verën e ardhshme

Futboll

Gazeta Express

09/12/2022 9:20

Këtë ai e ka bërë të ditur në njërën prej intervistave që ka bërë së fundmi për mediat britanike

Duke folur për Sky Sports, Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka shfaqur interesimin e klubit të tij për të bërë një lëvizje për sulmuesin e Manchester United dhe Anglisë, Marcus Rashford si transfer i lirë, në rast se ai nuk rinovon me United.

Lexo Edhe:

Rashford është ringjallur paksa nën drejtimin e Erik Ten Hag, duke shënuar tetë gola në këtë sezon.

Paraqitjet e tij të mira kanë vazhduar edhe në Botëror, ku ai ka shënuar tre gola për Anglinë deri me tani.

Kontrata e 25 vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe shumë klube, përfshirë edhe PSG, dëshirojnë që ta bëjnë ta marrin atë.

Megjithatë, Manchester United e ka një opsion që zgjatë kontratën e tij automatikisht edhe për një tjetër sezon dhe këtë mund ta bëjë në fund të këtij sezoni. /GazetaExpress/