KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në Veri - Gazeta Express
string(69) "kqz-certifikon-listen-perfundimtare-te-votuesve-per-zgjedhjet-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 16:17

KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në Veri

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 16:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Veri.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lexo Edhe:

Ai tha se lista votuese përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve, 1 mijë e 189 më shumë se në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022. Kjo listë votuese përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve apo 1,189 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021. Votuesit janë të shpërndarë në 44 qendra të votimit megjithsej 74 vendvotime”, tha Elezi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm