Vetëshpallet profet dhe ka 20 gra, burri kërkon të martohet edhe me vajzën e tij 14-vjeçe - Gazeta Express
string(88) "veteshpallet-profet-dhe-ka-20-gra-burri-kerkon-te-martohet-edhe-me-vajzen-e-tij-14-vjece"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 7:23

Vetëshpallet profet dhe ka 20 gra, burri kërkon të martohet edhe me vajzën e tij 14-vjeçe

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 7:23

Një rast i rëndë abuzimi seksual është zbardhur në SHBA, ku protagonist është një profet i vetëshpallur.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësi i një kulti poligamist me bazë në Arizona, Samuel Rappylee Bateman, 46 vjeç, kishte krijuar një grupim fetar, ku predikonte se ishte vullneti i zotit që ai të kishte shumë gra, e mbi të gjitha të kryente marrëdhënie me vajza të mitura.

Lexo Edhe:

Detaje më i tmerrshëm i zbuluar nga hetimet e FBI, është se ai i ofroi vajzës së tij 14-vjeçare një pako patatina Doritos dhe 50 dollarë, që ajo të martohej me të.

Gjithashtu, Bateman dyshohet se u ka thënë ndjekësve se ata duhet t’i ofronin atij vajzat dhe gratë e tyre, ndryshe do dënoheshin nga zoti.

Ai u arrestua pasi policia e kapi duke transportuar 3 vajza të mitura, 11 dhe 14 vjeç, me të cilat po planifikonte të martohej, ndërkohë që ka 20 bashkëshorte të tjera, mes tyre vajza të mitura.