Sigal Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Skuadra kryeqytetase shënoi fitore sonte kundër Ponte Prizrenit në çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 77:88.
Derrick Wilson me 22 pikë dhe Lejson Zeqiri me 14 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar te skuadra “bardhekaltër”.
Kurse, te prizrenasit më i dalluari ishte Dachon Burke me 31 pikë.
Prishtina në gjysmëfinale do të takohet me Golden Eagle Yllin, që sot eliminoi Vëllaznimin.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...