Negociatat me Abdixhikun për postin e Presidentit, Kurti me përgjigjen e "programuar": Kur të kemi rezultate ju njoftojmë - Gazeta Express
string(117) "negociatat-me-abdixhikun-per-postin-e-presidentit-kurti-me-pergjigjen-e-programuar-kur-te-kemi-rezultate-ju-njoftojme"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 12:03

Negociatat me Abdixhikun për postin e Presidentit, Kurti me përgjigjen e “programuar”: Kur të kemi rezultate ju njoftojmë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 12:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku, janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike, raporton KosovaPress.

“Më shumë se gjysmë ore jam vonë. Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ua komunikojmë” , tha ai.

Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”, cila po mbahet në Prishtinë.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe 12 ditë kanë mbetur afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës./KP/

Advertisement
Advertisement
Advertisement