FSK do të mbajë ushtrime në zonën e Bukovikut në Gjilan, qytetarët këshillohen për kujdes - Gazeta Express
string(88) "fsk-do-te-mbaje-ushtrime-ne-zonen-e-bukovikut-ne-gjilan-qytetaret-keshillohen-per-kujdes"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 12:16

FSK do të mbajë ushtrime në zonën e Bukovikut në Gjilan, qytetarët këshillohen për kujdes

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 12:16

Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton qytetarët e Komunës së Gjilanit e më gjerë, se më 17–19 prill 2026 dhe 24–26 prill 2026, kadetët e FSK-së do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese, në përputhje me plan-programin e tyre trajnimor.

FSK-ja, njofton se trajnimi do të mbahet në zonën e Bukovikut, Komuna e Gjilanit, pasi kjo zonë është e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe për vlerësimin praktik të kadetëve.

“Qytetarët këshillohen për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe mos të kenë panik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement