Sveçla tregon me pamje për bastisje në Zubin Potok - sekuestrohen granata dore, radiolidhje e municion - Gazeta Express
string(99) "svecla-tregon-me-pamje-per-bastisje-ne-zubin-potok-sekuestrohen-granata-dore-radiolidhje-e-municion"

Gazeta Express

16/04/2026 11:48

Sveçla tregon me pamje për bastisje në Zubin Potok – sekuestrohen granata dore, radiolidhje e municion

Gazeta Express

16/04/2026 11:48

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në gjashtë lokacione në Zubin Potok ku ka sekuestruar armatime të llojeve të ndryshme.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga municioni i sekuestruar gjatë këtyre bastisjeve, duke thënë se këto prova dëshmojnë për përpjekje për cenimin e sigurisë në vend.

Ai tha se Policia e Kosovës ka sekuestruar radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 copë municion.

“Provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend. Institucionet shtetërore të sigurisë do të reagojnë me vendosmëri të plotë ndaj çdo individi apo grupi që përmes veprimeve kriminale paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë. Rendi, ligji dhe siguria në Republikën e Kosovës mbeten prioritet institucional. Çdo veprim që rrezikon këto parime do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë kompromis”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement