Ish prezantuesi i Sky Sports kishte menduar të bënte vetëvrasje më 2011 - Gazeta Express
string(71) "ish-prezantuesi-i-sky-sports-kishte-menduar-te-bente-vetevrasje-me-2011"

Ish prezantuesi i Sky Sports kishte menduar të bënte vetëvrasje më 2011

Futboll

Gazeta Express

29/11/2022 13:19

Ish prezantuesi i Sky Sports, Andy Gray ka thënë se ai kishte konsideruar që t’i jepte fund jetës së tij pasi ishte suspenduar nga puna më 2011 për shkak të një skandali për seksizëm, derisa këto ai me Richard Keys i shpalosën në emisionin e Piers Morgan

Andry Gray ka pranuar së ishte në një “periudhë të errët” gjatë intervistës në TalkTV me Piers Morgan të hënën, në të cilën ai foli hapur për mendimet që ta vrasë vetveten pas shkarkimit të tij nga Sky Sports më 2011.

Lexo Edhe:

Gray u largua nga ky medium pas komenteve nënçmuese që kishte bërë për një femër si gjyqtare anësore dhe ka treguar që, edhe pse ai ishte i vetëdipër gabimin që kishte bërë, atij nuk ju dha mundësi “ta përmirësonte atë”.

Ish futbollisti – i cili ka luajtur për Aston Villan dhe Evertonin – vazhdoi të rrëfejë se pa familjen e tij ai “nuk do të dinte çfarë do të ndodhte” teksa ai ka folur për gjendjen e tij mendore në një intervistë të gjerë për Morgan.

“Papritmas e gjeta vetën në një periudhë të errët”, tha 66 vjeçari për Morgan. “E dija që kam bërë diçka gabim, natyrisht që kisha bërë, por nuk mund ta llogarisja gabimin. Koka ime kishte shkuar. Nëse nuk do të ishte gruaja ime nuk e di çfarë do të ndodhte”.

“Isha afër për të shkuar në kopsht, ku kishte një pellg, me një shishe plot pilula një ditë. Isha shumë keq. Njerëzit të cilët me njohin do të mendojnë që po bëjë humor…kohë e tmerrshme. Nuk ia dola dot. Për dy javë nuk mund të largohesha nga shtëpia, isha i rrethuar nga shtypi dhe mediat. Vërtetë e çuditshme – por tani e kam tejakaluar”.

Intervista e Morgan u zhvillua në Doha të Katarit, me sfondin e Botërorit pas, ku si Gray ashtu edhe shoku i tij Richard Keys – i cili po ashtu kishte dhënë dorëheqje për t’i qëndruar besnik kolegut të tij – janë vendosur. /GazetaExpress/