Legjendat Bad News Eagles përballen sot me kampionin aktual të Majorit, e synojnë fitoren e dytë në Rio - Gazeta Express
string(102) "legjendat-bad-news-eagles-perballen-sot-me-kampionin-aktual-te-majorit-e-synojne-fitoren-e-dyte-ne-rio"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/11/2022 10:24

Legjendat Bad News Eagles përballen sot me kampionin aktual të Majorit, e synojnë fitoren e dytë në Rio

Sporte tjera

Gazeta Express

07/11/2022 10:24

Bad News Eagles e bënë mbrëmë një tjetër paraqitje fantastike në fazën “Legends” të Majorit të Rios.

Ekipi kosovar e mposhti ekipin numër 1 në botë në CS:GO, FaZe Clan, 2:1 për t’u bërë sensacion në botë në këtë sport.

Lexo Edhe:

E tash, ekipi kosovar do të ketë punë me një tjetër kundërshtar të fuqishëm, shkruan “Gazeta Express”.

Legjendat BNE do të përballen sot me kampionin e Majorit të vitit 2021, ekipin NAVI.

Kjo përballje do të fillojë rreth orës 15:00 me kohën tonë lokale.

Skuadra ukrainase e ka shprehur haptazi respektin dhe frikën që e ka nga “Shqiponjat”.

Djelmoshat e artë të Kosovës e synojnë sot një tjetër paraqitje mahnitëse për ta vazhduar mrekullinë. /Gazeta Express/