Dua kërkon liberalizimin e vizave – përkrah edhe Edi Ramën për fjalimin e tij - Gazeta Express
string(75) "dua-kerkon-liberalizimin-e-vizave-perkrah-edhe-edi-ramen-per-fjalimin-e-tij"

Yjet

Gazeta Express

13/10/2022 21:08

Dua kërkon liberalizimin e vizave – përkrah edhe Edi Ramën për fjalimin e tij

Yjet

Gazeta Express

13/10/2022 21:08

Dje kryeministri shqiptar, Edi Rama, mbajti fjalim për dekonstruktimin e raportit të ish-senatorit Dick Marty, ndërsa këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të Ramës, ku dhe ka kërkuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Lipa këtë “thirrje” e bëri në një postim në rrjetin e saj social Instagram.

“Më lini të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit duke e etiketuar Ramën.

Kujtojmë se sot Këshilli i Bashkimit Europian diskuton në lidhje me mundësinë e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës në zonën Schengen.

Kosovarët janë të vetmit në kontinentin e vjetër të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër Europë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement