5 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, asnjë humbje jete - Gazeta Express
string(70) "5-raste-te-reja-me-covid-19-gjate-24-oreve-te-fundit-asnje-humbje-jete"

5 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, asnjë humbje jete

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 20:44

Rastet e infektimit me Covid-19 janë ulur ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 171 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë me Covid-19.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Lexo Edhe:

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në këto bashki:

2 në Tiranë,  nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Pogradec

Janë 432 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 40 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,123 që nga fillimi i epidemisë.

/Gazeta Express