A do të luhet apo jo ndeshja e javës së nëntë në Superligë mes Prishtinës dhe Trepçës’89? Kjo është një pyetje që në publik ende nuk ka përgjigje, përkundër faktit që kanë mbetur më pak se 24 orë para fillimit.
Derisa në vende tjera kur të tërhiqet shorti dihet orari i çdo ndeshje kampionale edhe vendet ku luhen, në Kosovë po ndodh e kundërta.
Në orarin e publikuar ditë më herët nga FFK-ja, ndeshja Prishtina-Trepça’89 ishte vendosur të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.
Në media, dje u tha se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk do të jetë në shfrytëzim gjatë muajit tetor, pasi fusha ishte rënduar shumë.
Por, me një letër drejtuar FFK-së, klubi FC Prishtina tha se ndeshjet do t’i zhvillojë aty dhe ftoi tifozët në stadium. Madje, vendosi që hyrja për të interesuarit të jetë tërësisht falas.
Por, sot, përmes një njoftimi, Trepça’89 tha se ndeshja ndaj Prishtinës është anuluar.
Ndërkohë, nga Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk është publikuar ndonjë vendim rreth kësaj çështjeje. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...