DiCaprio është “dashuruar” në Gigi Hadid - Gazeta Express
string(38) "dicaprio-eshte-dashuruar-ne-gigi-hadid"

Yjet

Gazeta Express

21/09/2022 20:02

DiCaprio është “dashuruar” në Gigi Hadid

Yjet

Gazeta Express

21/09/2022 20:02

Leonardo Di Caprio (47) është “kapur në një takim me bionden Gigi Hadid (27)”, këto ditë, teksa thuhet se për të “ajo është tipi i gruas që ai pëlqen”…takimi vije pas ndarjes së aktorit nga Camila Morrone

Leonardo DiCaprio (47), është “goditur nga dashuria” që ka për bionden seksi, supermodelën Gigi Hadid (27), është shkruar të mërkurën.

Lexo Edhe:

Aktori që fitoi Oscarin ka kaluar pak kohë me modelen që zakonisht pushton ballinën e revistës “Vogue” në New York , dhe ai është i mahnitur dhe beson se ajo është “tipi i tij”, thanë disa burime për revistën People.

Tërë kjo vije pasi që tabloidi britanik, DailyMaili ka shpërndarë fotografi ekskluzive të çiftit që u takuan në Manhattan, në një “party” të mbajtur nga Casa Cipriani.

“Ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe kanë kaluar kohë të mirë së bashku”, tha një burim pranë aktorit të filmit duke shtuar së “ai është i dhënë komplet pas Gigit”.

Kujtojmë se edhe Gigi sapo është ndarë nga i dashuri Zayn Malik, me të cilin ajo ka një fëmijë. /GazetaExpress/