Djokovicit i ndalohet hyrja në ShBA, nuk do të garojë në US Open - Gazeta Express
string(63) "djokovicit-i-ndalohet-hyrja-ne-shba-nuk-do-te-garoje-ne-us-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/08/2022 16:55

Djokovicit i ndalohet hyrja në ShBA, nuk do të garojë në US Open

Sporte tjera

Gazeta Express

25/08/2022 16:55

Novak Djokovic thotë se nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në Nju Jork për US Open, i cili fillon të hënën.

Djokovic nuk e mbrojti titullin e tij në Australian Open në janar, sepse statusi i tij i vaksinimit Covid-19 bëri që ai të dëbohej nga vendi.

Që nga tetori 2021, Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar vizitorët e pavaksinuar, transmeton Gazeta Express.

Serbi Djokovic kishte shpresuar të garonte, por shkroi në Twitter të enjten: “Mjerisht, nuk do të mund të udhëtoj në NY këtë herë për US Open”.

35-vjeçari fitoi titullin e tij të 21-të me fitoren në Wimbledon në korrik, duke e lënë atë një pas rekordit të të gjitha kohërave të Rafael Nadalit për meshkuj, por do të humbasë një mundësi tjetër për të shtuar numrin e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement