Ndihmë apo obligim rryma e Shqipërisë për Kosovën - Gazeta Express
string(49) "ndihme-apo-obligim-rryma-e-shqiperise-per-kosoven"

Ndihmë apo obligim rryma e Shqipërisë për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

16/08/2022 22:49

Ish-ministri i Energjisë Ethem Çeku dhe Burimi Ejupi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) thonë se rryma që Kosova mori nga Shqipëria janë rezervat që u mblodhën gjatë stinës së verës.

Gazetar: Unitet Berisha

Lexo Edhe:

Shumica e territorit të Shqipërisë ka dalje në det, e edhe numri i liqeneve nuk është i vogël.

Kjo pasuri natyrore shfrytëzohet për hidrocentrale, për prodhimin e energjisë elektrike.

Verës, kur prodhimi është më i vogël, shteti shqiptar merr rrymë nga vendet të cilat prodhojnë më shumë se që kanë nevojë, siç është Kosova.

Rreth 122 mijë mwh energji ia dha Kosova Shqipërisë, e që tash po kthehet me më pak se 1 mwh në ditë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nëpërmjet një postimi në Tëitter, tha se në këtë mënyrë po respektohet një marrëveshje ndërmjet qeverive e nënshkruar në qershor të këtij viti.

Por, ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, ka një mendim tjetër.

Çeku thotë se krizën e dimrit nuk ka shanse ta ndal askush, madje as atë të një viti më pas. Ai kërkon nga qeveria investime në disa fusha.

Burimi Ejupi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Zhvillimore – INDEP, thotë se zgjidhja e përkohshme për reduktimet e rrymës nuk është meritë e askujt, pasi që kjo marrëveshje është e vjetër.

Ejupi konsideron që shtrenjtimi i rrymës nuk mund të shmanget.

Lidhur me krejt këto marrëveshje T7 ka kërkuar informacion nga Ministria e Ekonomisë në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, KEK dhe KESH, por asnjë nga këto institucione nuk kthyen përgjigje.