Qeveria greke ka vendosur të rritë pagën minimale në 751 euro. Kjo është hera e tretë që qeveria greke rrit pagën minimale për qytetarët.
Rritja e parë u miratua në korrik të vitit të shkuar dhe hyri në fuqi në janar të këtij viti duke e çuar pagën minimale në 663 euro. Pak muaj më vonë, në maj, paga u rrit në 713 euro.
Rritja e pagës minimale do të ndikojë në pagat e 600 mijë punonjësve të sektorit privat, raporton ‘Prothothema’. Vihet re se 56% e punonjësve të sektorit privat në vitin 2021 paguhen me pagë bruto nën 900 euro, ndërsa afërsisht 18% merrnin pagë që nuk i kalonte 500 euro.
Në vendimet e qeverisë parashikohet edhe heqja ose përgjysmimi i taksave që rëndon profesionistët biznesmenë në Greqi.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...