Zelensky bisedon me Papa Françeskun: Kemi nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës - Gazeta Express
string(95) "zelensky-bisedon-me-papa-franceskun-kemi-nevoje-per-mbeshtetjen-e-lidereve-shpirterore-te-botes"

Zelensky bisedon me Papa Françeskun: Kemi nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës

Gazeta Express

12/08/2022 20:36

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka bërë me dije se ka folur sot me Papa Françeskun.

“E informova Papën për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë”, shkroi ai në Twitter.

Lexo Edhe:

Tutje ai tha se i është mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën.

“Ne i jemi mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën. Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës, të cilët duhet t’i përcjellin botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë”, shtoi Zelensky.