Dallimi në vlerë mes Ballkanit dhe Shkupit - Gazeta Express
string(42) "dallimi-ne-vlere-mes-ballkanit-dhe-shkupit"

Dallimi në vlerë mes Ballkanit dhe Shkupit

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 8:22

Ballkani dje arriti të shkruajë historinë, duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që prek play-offin e një gare evropiane.

Suharekasit triumfuan pas ekzekutimit të penalltive ndaj ekipit të Ishujve Faroe, Klaksvik dhe u kualifikuan në play-off të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në play-off, ekipi kosovar do të përballet me Shkupin për një vend në fazën e grupeve të kësaj gare.

E me Shkupin, Ballkani do të ketë punë më të vështirë. Ata kanë ekip më të vlerësuar.

Sipas Transfermarkt, vlera e Shkupit shkon në 5.72 milionë euro, ndërsa ajo e Ballkanit në 4.05 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm i Shkupit është Freddy Alvarez me 800 mijë euro, aq sa ka edhe Sunday Adetunji.

Ndërkohë, te Ballkani më i vlerësuari është Ermal Krasniqi me 350 mijë euro. /Gazeta Express/