Rrahu ish-të dashurën dhe kundërshtoi policinë, arrestohet i riu në Sarandë
Shqiperi
Gazeta Express
11/08/2022 16:34
Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Sarandë, për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.
Gjatë momenteve të shoqërimit në polici i riu ka kundeërshtuar me dhunë policinë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tjj, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë momentit të shoqërimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Gazeta Express