Nga deputeti Fatos Geci distancohet edhe Alban Krasniqi i VV'së: Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë - Gazeta Express
string(103) "nga-deputeti-fatos-geci-distancohet-edhe-alban-krasniqi-i-vvse-nuk-ia-deshiroj-asnjerit-denimin-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 23:09

Nga deputeti Fatos Geci distancohet edhe Alban Krasniqi i VV’së: Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 23:09

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, të martën në Kuvendin e Kosovës uroi burgimin e përjetshëm të Hashim Thaçit, duke e krahasuar me Naim Murselin.

Pas kësaj atij ia tërhoqi vërejtjen kryetarja e Kuvendit që është edhe U.D Presidente, Albulena Haxhiu.

Për këtë ka reaguar edhe Alban Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është bashkëshorti i Albulena Haxhiut.

Ai ka thënë të kundërtën e asaj që uroi Geci, Krasniqi tha se e dëshiron kthimin e të gjithë ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë sepse besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, përkundrazi ia dëshiroj kthimin dhe lirinë të gjithëve e jo veç njërit”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement