Kokëdhima II: Pronari i lokalit që ndoqi klientët me thikë nuk e kishte biznesin e regjistruar - Gazeta Express
string(93) "kokedhima-ii-pronari-i-lokalit-qe-ndoqi-klientet-me-thike-nuk-e-kishte-biznesin-e-regjistruar"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 18:41

Kokëdhima II: Pronari i lokalit që ndoqi klientët me thikë nuk e kishte biznesin e regjistruar

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 18:41

Në Sarandë është përsëritur historia e Mihal Kokëdhimës! Pronari i një restoranti në Sarandë, Alban Çobaj ka ndjekur nga pas dhe ka kërcënuar me thikë në dorë disa klientë të cilët janë ankuar për faturën e shtrenjtë dhe kanë refuzuar të paguajnë, një skenar i parë në vendin tonë.

Pas kësaj ngjarjeje 48-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë që u desh të ndodhte kjo ngjarje që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) të ushtronte një kontroll në biznesin e tij, ku konstatoi se ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore.

Lexo Edhe:

Për rrjedhojë ai është gjobitur në vlerën e 300 mijë lekë.