Zelensky i quan "terror bërthamor rus" sulmet ndaj termocentralit - Gazeta Express
string(63) "zelensky-i-quan-terror-berthamor-rus-sulmet-ndaj-termocentralit"

Zelensky i quan “terror bërthamor rus” sulmet ndaj termocentralit

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 22:32

Granatimet e reja ruse dëmtuan tre sensorë të rrezatimit dhe plagosën një punëtor në termocentralin Zaporizhzhia në sulmin e dytë të tillë në ditët radhazi, tha Ukraina të dielën.

Sulmi rriti frikën për një katastrofë rrezatimi, raporton Al Jazeera, tranmseton Express.

Lexo Edhe:

Presidenti ukrainas Volodymyr e quajti bombardimin e së shtunës mbrëma “terror bërthamor rus” që garantonte më shumë sanksione ndërkombëtare – këtë herë ndaj sektorit bërthamor të Moskës. Ukraina tha se Rusia goditi një linjë energjie në termocentral të premten.

Megjithatë, autoriteti i instaluar nga Rusia i zonës tha se Ukraina goditi vendin me shumë raketa, duke dëmtuar ndërtesat administrative dhe një zonë afër.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është impianti më i madh bërthamor në Evropë. /Express