Luftëtari e godet me shqelm kundërshtarin pasi e kishte nokautuar, kritikohet ashpër për veprimin brutal - Gazeta Express
string(103) "luftetari-e-godet-me-shqelm-kundershtarin-pasi-e-kishte-nokautuar-kritikohet-ashper-per-veprimin-brutal"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/08/2022 14:52

Luftëtari e godet me shqelm kundërshtarin pasi e kishte nokautuar, kritikohet ashpër për veprimin brutal

Sporte tjera

Gazeta Express

02/08/2022 14:52

Sporti i arteve të përziera marciale është më i vrazhdi i mundshëm.

Aty garuesit mund t’i përdorin krejt gjymtyrët e mundshme të trupit për ta goditur kundërshtarin.

Lexo Edhe:

E një skenë e rëndë dhe tronditëse u pa në garën e fundit të MMA, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, luftëtari Daichi Abe u kritikua ashpër në rrjetet sociale për veprimin e tij në kafaz.

Ai e nokautoi kundërshtarin Marcos Yoshio de Souza dhe kur ky i fundit ishte i shtrirë në dysheme, i pambrojtur dhe thuajse pa ndjenja, Abe e goditi me shqelm në fytyrë për t’ia rënduar gjendjen.

Ky gjest i pahijshëm dhe i pasjellshëm është dënuar ashpër nga kritikët dhe nga tifozët, të cilët kanë kërkuar të ndërmerren masa ndaj garuesit, i cili në këtë rast nuk shfaqi mëshira dhe u tregua pa ndjenja. /Gazeta Express/